Kufizohet numri i tifozëve në Euro 2020, pranohen 1 mijë spektatorë

Kur u duk se gjithçka po i drejtohet normalitetit ka ardhur edhe ajo që më pak pritej. Qeveria ruse ka vendosur për të marrë masa të reja për të kufizuar përhapjen e virusit Covid-19.

Është kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Moskë, Serghei Sobyanin që ka njohur qytetarët me masat e reja.

E prekur është edhe Kampionati Europian. Duke nisur nga e premtja, në stadiumin e Shën Petersburg do të pranohen jo më shumë se 1 mijë tifozë.

Një numër tepër i ulët në krahasim me atë që ndoqi duelin mes Belgjikës dhe Rusisë, sfidë që kishte në shkallët e stadiumit plot 26 mijë spektatorë. Ndërkaq do të mbyllen vendqëndrimet e tifozëve dhe zonat e rezervuara për ta.

Klan News