Ministri i Shëndetëisë në Kosovë, Armend Zemaj ka njoftuar sot se shumë shpejt do të merren masa në përpjeke për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Në një njoftim, Zemaj shprehet se masat e reja do të shtrihen në të gjithë vendin, por veçanërisht në Prishtinë, pasi aty është dhe përhapja më e madhe e virusit.

“Dy javët e fundit, Prishtina ka qenë epiqendra e infeksionit në vendin tonë. Ky fakt shqetësues na detyron që shumë shpejtë të dalim me vendime për masa të reja për Kosovën në përgjithësi, por, për Prishtinën në veçanti”, thotë Zemaj.

Më tej ai ka komentuar dhe takimin që ka patur me Shpend Ahmetin, kryetarin e Komunës së Prishtinës dhe ka kërkuar zbatim të masave.

“Kërkova të zbatohen rreptësishtë rekomandimet si mbajtja e distancës fizike, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve, për të pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit në hapësirat e mbyllura”, vijon reagimin e tij ministri./tvklan.al