Masa të reja në pikën kufitare të Kakavijës


Masa të reja në pikën kufitare të Kakavijës

14:31 27/02/2021

Reduktohet orari dhe numri i personave që mund të lëvizin

Përkeqësimi i situatës së pandemisë në vendin tonë ka bërë që pala greke të marri masa më të rrepta për shtetasit shqiparë që duan të hyjnë në Greqi.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se masat e reja në  Pikën e Kalimit në Kakavijë do të hyjnë në fuqi më 1 Mars dhe do të jenë të pandryshuara në dy javët në vijim. 

Nga e Hëna kjo pikë kufitare do të ofrojë shërbim, nga ora 07:00 deri në orën 19:00, në vend të orës 23:00 që ishte deri tani. Po ashtu do të ketë dhe një reduktim në numrin e personave që që futet çdo ditë,  nga 750 persona, do të lejohen vetëm 400.

Të gjithë qytetarët që do të futen në Greqi do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë, nga i cili nuk do të përjashtohen edhe shoferët e kamionëve apo mauneve.

Sipas njoftimit për masat e reja anti covid, të gjithë ata që do të testohen pozitiv, nuk do të lejohen të hyjnë në Greqi, ndërkohë që ata që hyjnë, do t’i nënshtrohen një karantine të detyrueshme 14 ditore, nga 7 ditë që ishte deri më tani.

Aktualisht shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë pa pasur nevojë për test PCR negativë dhe pa iu nënshtruar masave të izolimit vetëm në pikat e kalimit kufitar në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi.

Klan News






Të ngjashme