Masakër me 12 të vrarë në Shtetet e Bashkuara. Gjithçka ndodhi kur një punonjës i një zyre komunale në Virginia nisi të qëllonte me armë ndaj kolegëve të tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së premtes. Pas një shkëmbimi të gjatë zjarri, agresori u vra nga forcat speciale të policisë. Një nga oficerët mbeti i plagosur, por është jashtë rreziku për jetën.

Mediat amerikane shkruajnë se bilanci mund të kishte qenë edhe më i rëndë nëse policia nuk do kishte mbërritur në kohë, ndërtesa është zakonisht e populluar pasi ofron disa shërbime publike.

Punonjësit rrëfejnë momentet e para të terrorit.

“ Dëgjuam që dikush po qëllonte dhe u mbyllëm nëpër zyra. Kam një djalë 11-muajsh në shtëpi dhe po mendoja për të”.

Motivi i ngjarjes së rëndë mbetet i panjohur. Edhe punonjësi i zyrës mbahet sekret nga autoritetet amerikane. Bëhet fjalë për sulmin më të rëndë në SHBA pas atij të Nëntorit të vitit në Kaliforni, ku mbetën të vrarë sërish 12 persona.

Tv Klan