40 të vrarë, shumica nxënës shkollash është bilanci i një masakre në Ugandë, të kryer nga ekstremistët islamikë.

Ngjarja ndodhi në një qytezë në perëndim të vendit, ku militantët ekstremistë sulmuan një konvikt nxënësish të shkollave të mesme. Shumica e tyre u dogjën të gjallë, ndërsa të tjerëve, ekstremistët u prenë kokat. Autoritetet ugandeze thanë se trupat do të identifikohen përmes testeve të ADN-së.

Autorë të sulmit janë të ashtuquajturat, Forcat Aleate Demokratike, një grup rebelësh nga Uganda, por me qendër në Republikën Demokratike të Kongos. Grupi është i lidhur me organizatën terroriste Shteti Islamik.

Ky grup vepron si në Ugandë ashtu edhe në Republikën Demokratike të Kongos, ndërsa kjo është masakrat më e rëndë në këtë vend në 25 vitet e fundit. Grupi pretendon se lufton prej viteve ’90 kundër persekutimeve të myslimanëve si në këtë vend ashtu edhe në Republikën Demokratike të Kongos.

Tv Klan