Masakër me 50 të vrarë në një fshat

Masakër me 50 të vrarë në një fshat

20:40 10/11/2020

Islamikët u kanë prerë kokën më shumë se 50 njerëzve në një fushë futbolli të një fshati në Mozambik, Afrikë Jugore dhe pastaj u kanë coptuar trupat. Në sulmin e tmerrshëm të organizuar ditën e hënë ata kanë rrëmbyer edhe disa nga femrat e fshatit.

Trupat e copëtuar të viktimave, janë gjetur të shpërndara në pyll, pasi esktremistët kishin kthyer një fushë futbolli, në një ‘terren ekzekutimi’.

Shumica e viktimave ishin meshkuj, duke përfshirë adoleshentë.

Sipas BBC, sulmi i së hënës është i fundit në një valë në rritje të dhunës xhihadiste në Mozambik nga ekstremistët e lidhur me ISIS. Disa nga personat e armatosur thuhet se kanë brohoritur ‘Allahu Akbar’ kur bastisën fshtin dhe rrëmbyen disa nga femrat e tij, ndërsa të tjerët nga grupi therën viktimat në një vend të quajtur Muatide, aty pranë.

Pjesë nga trupat e gjetur u janë dërguar familjeve të viktimave për varrim, ndërsa njëri nga të pranishmit ka deklaruar se “varrimet janë mbajtur në një mjedis me dhimbje të madhe, ku trupat ishin të dekompozuar dhe nuk mund t’u shfaqeshin të pranishmëve”

Militantët po ashtu kishin sulmuar disa fshatra të tjera gjatë fundjavës, duke plaçkitur dhe djegur shtëpitë përpara se të tërhiqeshin në zonën e egër përreth.

Gjatë tre viteve të fundit, xhihadistët kanë shkaktuar kërdi në provincën verilindore të Mozambikut Cabo Delgado duke shkatërruar fshatra dhe qytete si pjesë e një fushate për të krijuar një kalifat islamik.

Militantët kanë shtuar ofensivën e tyre në muajt e fundit dhe kanë kapur me dhunë pjesë të territorit, duke terrorizuar qytetarët.

Edhe në muajin Prill, xhihadistët kishin qëlluar për vdekje dhe pastaj u kishin prerë kokat më shumë se 50 të rinjve për gjoja refuzimin për t’u bashkuar me radhët e tyre.

Që nga viti 2017,  këto trazira kanë vrarë mbi 2,000 njerëz, më shumë se gjysma e tyre civilë.

Xhihadistët e Mozambikut, e quajnë veten Al-Shabab, edhe pse nuk kanë lidhje të njohura me grupin që mban të njëjtin emër dhe vepron në Somali.

Vitin e kaluar këta militantë, janë zotuar për besnikëri ndaj ISIS./tvklan.al





Të ngjashme