Gjashtë persona janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një spital në Republikën Çeke. Sulmi i armatosur ndodhi në qytetin verilindor të Ostrava, tha ministri i Brendshëm i Çekisë. I gjithë stafi i spitalit u evakuua.

Autori i të shtënave me armë është ende në arrati, thotë policia. Autoritetet janë duke kërkuar për të arrestuar autorin e ngjarjes së rëndë.

BBC raporton se i dyshuari, hyri i armatosur në spital dhe nisi të qëllonte. Dyshohet se ai edhe mund të jetë vetëvrarë. /tvklan.al