‘Masakër’ në garazh, 48-vjeçari dëmton 18 makina





‘Masakër’ në garazh, 48-vjeçari dëmton 18 makina

21:13 22/07/2022

Një 48 vjeçar nga Shkupi ka dëmtuar 18 makina në garazhin me kate në qendër të Shkupit. Zyrtarisht ende nuk dihen shkaqet se përse personi ka thyer dritaret dhe ka dëmtuar dyert e automjeteve të parkuara, por pronarët e makinave, prapa kamerës së Klan M thonë se personi ka qenë në ndikim të alkoolit. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se personi është kapur, por të dëmtuarit duhet ta padisin individualisht.

“Me intervenim të shpejtë të policisë është gjetur personi që ka dëmtuar veturat. Në ora 7:30 në SPB Shkup qytetarë e denoncuan se janë demoluar disa vetura në afëri të qendrës tregtare Bunjakovec. Bëhet fjalë për një 48 vjeçar nga Shkupi për rastin është informuar edhe Prokuroria Themelore Publike”, deklaroi Suzana Talevska, zëdhënëse e MPB-së.

Pronarët i takuam pranë veturave të dëmtuara, por nuk deshën të flisnin para kamerës. Njëri prej pronarëve kishte targat të Bullgarisë, por tha se nuk beson se dëmtimi ka qenë për arsye ksenofobie apo urrejte.

Klan Macedonia













Të ngjashme