Autoritetet amerikane  rishikojnë bilancin e viktimave që humbën jetën gjatë sulmeve në Kallamazu të Miçiganit.

Janë gjashtë viktima, sipas policisë në tre sulmet.

Fillimisht, mediat raportuan për vdekjen e një vajze 14-vjeçare, por ajo ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Dy sulmet me armë lidhen me një tjetër, që kishte ndodhur më herët në orën 6 të pasdites me orën lokale, në një parkim makinash, ku një grua u plagos rëndë.

Sulmi i dytë ndodhi në orën 10:15 të mbrëmjes, ku babai dhe djali 18- vjeçar u qëlluan për vdekje në një qendër të shitjes së makinave. Sulmi tjetër ndodhi jashtë një restoranti, 15 minuta më vonë, ku u vranë 4 persona që ndodheshin në dy makina.

Në orën 12:40 minuta, një person i bardhë, 45 – vjeç, tashmë i identifikuar si Xhejson Delton u vu në pranga të cilin, policia e Miciganit e cilësoi si të dyshuarin kryesor. Ai nuk i bëri qëndresë. Gjatë kontrolleve në makinën e tij u gjetën edhe armë të tjera. Motivet e këtyre sulmeve mbeten ende të panjohur.

Tv Klan