Një ngjarje tejet e rëndë vjen këtë të mërkurë nga Italia fqinje. Një 50-vjeçar kreu një masakër në familje, në dy banesa të ndryshme, në Nuoro të Sardenjas e më pas i dha fund jetës.

Bilanci është 4 të vdekur dhe 3 të plagosur. Sipas asaj që shkruan ANSA, Roberto Gleboni vrau bashkëshorten e tij Giuseppina Massetti, 43-vjeçe dhe vajzën Martina, 26-vjeçe. Ai plagosi po ashtu dy fëmijët më të vegjël, të moshës 14 dhe 11 vjeç. Ky i fundit humbi jetën pak orë më pas.

Plumbave nuk u shpëtoi as pronari i shtëpisë që familja kishte marrë me qira, Paolo Sanna. Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Në foto shtëpia ku jetonte e ëma e Roberto Gleboni-t
Në foto shtëpia ku jetonte e ëma e Roberto Gleboni-t

Pas kësaj, autori i dyshuar shkoi në shtëpinë e nënës së tij, duke e qëlluar me armë zjarri dhe duke e lënë të plagosur rëndë në kokë. Në fund Gleboni u vetëvra.

Masakra nisi në apartamenti ku 50-vjeçari jetonte me familjen e tij, në Gonario Pinna, pas një zënke. Pasi vrau gruan dhe vajzën me pistoletë, e plagosi dy fëmijët e mitur dhe pronarin e shtëpisë, iu drejtua shtëpisë së nënës së tij të moshuar në Ichnusa.

Të gjithë të plagosurit u dërguan me urgjencë në spitalin San Francesco të Nuoro-s. Karabienierët po përpiqen të rindërtojnë dinamikën e gjithë ngjarjes, ndërsa shkaqet nuk dihen ende./tvklan.al