FBI ka ekzekutuar agresorin që vrau rreth 50 persona në një lokal të komunitetit homoseksual në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu dhe një eksploziv është shpërthyer në brendësi të lokalit.

Fillimisht u fol për 20 të vrarë, por orët e fundit autoritetet kanë konfirmuar rritjen e numrit të viktimave. Masakra ndodhi në një lokal homoseksualësh, në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një person i armatosur hyri në lokal rreth orës 2 pas mesnate dhe nisi të qëllojë me breshëri.

Sipas dëshmitarëve, ai ka hapur zjarr në kohën kur klientët po kërcenin.

Pasi kreu masakrën, ai mori peng disa persona dhe nuk pranoi t’i dorëzohej policisë dhe FBI –së që e kishte rrethuar lokalin.

Pas refuzimit, ai u ekzekutua nga FBI, siç raporton policia lokale.

Autoritetet njoftuan se agresori mbante të veshur një jelek eksplozivi, i cili u shpërthye më pas në brendësi të lokalit.

Motivet e këtij sulmi ende nuk dihen. Policia vendase po heton të shkuarën e autorit të masakrës, në përpjekje për të zbuluar se përse ai e ndërmori këtë akt.

Tv Klan