Të paktën 3 persona kanë mbetur të vrarë në një sulm me armë të ndodhur këtë të enjte, në një park në Maryland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në Twitter Departamenti i Policisë në Harford u bëri thirrje njerëzve që të qëndronin larg kësaj zone, për shkak të situatës së krijuar.

Nuk dihet ende fati i autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa disa media amerikane shkruajnë se mund të ketë qenë një grua.

Të shtënat u raportuan pak pas orës 9 të mëngjesit, në Liberty Support Facility, në një qendër shpërndarjeje ilaçesh.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, ashtu sikurse edhe agjentë të FBI-së. Shkollat në Harford County, përfshirë dy shkolla fillore janë mbyllur për arsye sigurie.

/tvklan.al