Të shtënat me armë zjarri i morën jetën 6 nxënëseve dhe 2 punonjësve në një shkollë në San Paulo, Brazil, raporton BBC.

Sipas policisë braziliane bëhet më dije se dy adoleshentë të cilët ishin të maskuar kanë hapur zjarr rreth orës 12:30 të mëngjesit, teksa nxënësit ishin në pushim. Sipas mediave lokale dy adoleshentët kanë vdekur. Ata kryen vetëvrasje pas sulmit.

Guvernatori i shtetit të Sao Paulo, Joao Doria shkruajti në Twitter :

“Është një skenë shumë e trishtuar, gjëja më e trishtuar që kam parë gjatë gjithë jetës time. Ata u vranë brutalisht”.

Shkolla në të cilën ka ndodhur ngjarja ka rreth 1,000 nxënës. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj masakre./tvklan.al