Balla: Ishte raporti më i mirë në 30 vite

Pas publikimit të raportit për zgjedhjet e 25 Prillit ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Sipas tij raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se më 25 Prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve.

Në një postim të tij në rrjetet sociale ai thotë se disa nga konkluzionet e raportit ishin blerja e votave, presioni ndaj votuesve dhe abuzimi me administratën publike.

Krejt i kundërt ka qenë reagimi i kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës”, shkruan në Facebook Balla.

Tv Klan