Kur ka kaluar tre javë nga masakra e Elbasanit prokuroria ende nuk ka në dorë ekspertizën balistike të armëve të gjetura në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor thotë se është në pritje të ekspertizës e cila pritet të zbardhë disa mistere të këtij krimi.

Do të përcaktohet se sa armë kanë qëlluar dhe më e rëndësishmja dinamikën si është zhvilluar ngjarja. Nga ekspertiza balistike pritet të zbulohet mënyra si kanë vepruar autorët dhe pozicionet ku ata kanë qënë të vendosur.

Gjithashtu pritet të konfirmohet nëse janë gjetur gjurmë gishtash tek armët dhe kujt i përkasin ato . Apo për të krahasuar nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Pavarësisht veprimeve hetimore të deritanishme dhe përfshirjes në hetim dhe të SHISH, nuk është munudur të gjendet asnjë e dhënë për autorët dhe makinën me të cilët janë larguar. Asnjë detaj nuk është gjetur edhe për një automjet tjetër i dyshuar se ka vëzhguar dy ditë para ngjarjes lokalin ku ndodhi masakra.

Në atenatin e tre shkurtit  në lokalin ku qëndron pjestarët e familjes Çapja u gjuajtën 65 plumba kallashnikovi. Si pasojë gjetën vdekjen Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli si dhe u plagosën 8 persona të tjerë.

Tv Klan