Masakra e Lushnjes, dyshohet se autorët janë arratisur në Gjermani

Masakra e Lushnjes, dyshohet se autorët janë arratisur në Gjermani

17:37 28/10/2017

Autorët e masakrës së 11 Tetorit në Lushnje janë në arrati. Dy javë e gjysmë nga vrasja e Jurgen Hoxhes dhe Zamir Latifit, policia dhe prokuroria e Lushnjes nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e autorëve të dyshuar Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin.

Sipas burimeve të ABC News, autorët e krimit mund të jenë larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë. Në sistemin TIMS ata nuk figurojnë të kenë dalë nga vendi yne, por dyshimet janë për kalim kufiri me pasaportë false ose nga kufiri tokësor drejt vendeve fqinje. 

Kërkimet e prokurorisë së Lushnjes për gjetjën e autorëve kanë vijuar edhe në rrethin familjar. Prindërit e Haxhiut dhe Bilbilit pasi janë paraqitur në prokurori, kanë deklaruar se prej disa muajsh përpara vrasjes së dy personave, ata nuk kanë pasur komunikim me fëmijët e tyre. 

Gjithashtu mësohet se janë marrë në mbrojtje dy familjet e autorëve të dyshuar për masakrën e Lushnjes, ku mbetën të vrarë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. 

Të rinjtë njihen si miqtë e ngushtë të Xhulio Shkurtit, djali i vëllait të Aldo Bares. Te po i njëjti vend, fare pranë Komisariatit të Lushnjes ku ndodhi masakra, një vit më parë Laert Haxhiu plagosi me armë Xhulio Shkurtin dhe shokun e tij Sajmo Xheliun.

/ABC News 

Të ngjashme
UKT