Grupi drejtohej nga Laert Haxhiu, vrasjet për hakmarrje

Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen ndaj Laert Haxhiut, Orges Bilbilit dhe Anterio Kaloshit, të akuzuar për masakrën e 11 tetorit 2017 në Lushnjë, ku u vranë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha dhe u plagosën dy të tjerë.

Të pandehurit akuzohen për disa vepra të rënda, nga vrasje  me dashje, në grup të strukturuar kriminal dhe armë mbajtje pa leje. Sipas prokurorisë nga hetimet ka rezultuar se, masakra e datës 11 tetor ka patur objektiv ekzekutimin e  nipit te Aldo Bares, Xhulio Shkurti, si hakmarrje ndaj historikut të konflikteve midis familjeve të Xhulio Shkurtit dhe Laert Haxhiut.

Prokuroria  thotw nw materialin e saj se hakmarrja e ka zanafillën herët, pasi banda e Aldo Bares i ka djegur shtëpinë xhaxhait të Laert Haxhiut , ndërsa në janar të 2005-së, është vrarë djali i xhaxhait të Laertit.  Deri tani në prangat e policisë kanë përfunduar Orges Bilbilin dhe Anteroi Kaloshin, ndërsa në kërkim vazhdon të jetë Lart Haxhiu i cilësuar edhe si kreu i grupit kriminal.

Bilbili u prangos në kryeqytet në prill të këtij viti gjatë kohës së pandemisë. Në momentin e arrestimit ai u përplas me armë me policinë pasi tentoi të largohej duke bërë që të plagoset një kalimtare.  Edhe Anteroi Kaloshi u prangos në kryeqytet në gusht të këtij viti, pasi ishte në kërkim edhe për sulmin me armë të hotel “Volorekës” në Pogradec.

Tv Klan