Burg përjetë ka dhënë gjykata për Kujtim Koxhën. Ai është autor i masakrës me tre të vdekur, ngjarje e ndodhur në Tetor të vitit të shkuar në fshatin Shëlli të Matit.

Një konflikt banal për shtrimin e një rruge u bë shkak që Koxha të merrte kallashnikovin dhe të ekzekutonte për vdekje Mentor Hoxhën, Erzen Aliaj dhe Hamit Bucin. Nga ngjarja mbeti i plagosur edhe një person i katërt.

Mesditën e 11 Tetori të 2018-s, viktimat, dy prej të cilëve punëtorë të Bashkisë së Matit, ndërsa tjetri banor i fshatit, po drekonin kur u ekzekutuan nga Koxha.

Ai i kishte kërkuar punonjësve të Bashkisë që ta shtronin rrugën deri në shtëpinë e tij, por i përballur me refuzimin e tyre, Koxha pati fillimisht një sherr verbal, më pas u konfrontua fizikisht dhe në fund u largua nga lokali për t’u rikthyer i armatosur me kallashnikov./tvklan.al