Endri Blliku akuzohet se ka furnizuar me armë autorin e sulmit terrorist

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi dyshohet si bashkëpunëtor në masakrën e Nicës më 14 Korrik të vitit 2016. Bëhet fjalë për të riun Endri Blliku, i cili u ndalua në provincën e Caserta-s në Itali pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestimi i  tij u bë pas bashkëpunimit mes autoriteteve të shtetit shqiptar, italian dhe atij francez. Fillimisht hetimet nisën nga autoritetet franceze dhe më pas vazhdoi shkëmbimi i informacionit me autoritetet italiane, të cilat nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit kanë nisur një hetim penal lidhur me këtë rast.

29-vjeçari ka ndryshuar disa herë gjeneralitetet e tij nga Endri Elezi në Juxhino Elezi, Xhino Elezi dhe përfundimisht në Endri Blliku. Ai akuzohet se ka furnizuar me armë, autorin e sulmit terrorist në Francë.

Ky i fundit në një kamion 19-tonësh, e ka drejtuar përmes turmës së njerëzve që po ecnin rrugës së bulevardit ku po zhvilloheshin festimet e pavarësisë së Francës, duke shkaktuar vdekjen e 86 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Klan News