Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmë në Vlorë, është pasqyruar edhe nga mediat ndërkombëtare. Reuters, ABC News kanë shkuar për masakrën me 8 të vdekur, që u ekzekutuan nga Ritvan Zykaj, kushëriri i tyre.

“Policia shqiptare thotë se ka arrestuar një 24-vjeçar shqiptar të akuzuar për vrasjen e 8 të afërmve të tij për arsye të panjohura. Ritvan Zykaj u arrestua mëngjesin e së shtunës larg fshatit të tij, 90 km në jug të kryeqytetit, Tirana, ku një ditë më parë dyshohet se vrau xhaxhain e tij, gruan e xhaxhait dhe dy fëmijët, dhe anëtarë të tjerë të fisit. Policia gjeti gjithashtu armën Kallashnikov të përdorur në krim. Zykaj akuzohet për vrasjen e më shumë se dy personave, një akuzë që mund të rezultojë në burgim të përjetshëm”

, shkruan sot media amerikane ABC News.

Edhe Reuters ka pasqyruar këtë lajm të rëndë. Masakra e Vlorës ka zënë vend pothuajse në të gjitha mediat greke.

“Vrau 8 anëtarë të fisit të tij”

, shkruan shtypi helen. Ritvan Zykaj u arrestua mëngjesin e sotëm në periferi të Selenicës. Ai u gjet i fshehur në disa shkurre dhe u dorëzua pa bërë rezistencë. Motiv i masakrës dyshohet të ketë qenë konflikti për pulat, sipas dëshmive të disa të afërmve të fisit Zykaj. 24-vjeçari akzuohet për vrasje në rrethana cilësuese të më shumë se dy personave.

/tvklan.al