Ishte ora 14:30 kur David Hogg dëgjoi të shtënën e parë.

17 vjeçari po ndiqte mësimin e shkencës së mjedisit në  Marjory Stoneman Douglas High School, Florida. Mësuesja sapo u kishte ngarkuar detyrat.

Kur dëgjoi zhurmën, shokët e klasës u kthyen duke parë njëri-tjetrin. “Duken si të shtëna armësh”, thanë ata.

Mësuesja mbylli derën. Brenda pak minutash dëgjuan sirenën e alarmit. “Ne dolëm instiktivisht jashtë”, tha David. “Menduam se ishte një stërvitje”.

Ndërsa shokët e klasës së Davidit po ecnin drejt zonës së evakuimit, ata panë turma njerëzish që ecnin në të njëjtin drejtim.

Ajo që nuk po kuptonin nxënësit dhë mësuesit ishte se ata po shkonin drejt agresorit. “Një pastrues shumë heroik na ndaloi”, thotë Davidi.  “Një roje, të cilin do ta quaja hero, na ndaloi”, tha David. “Ai na tha: ‘Mos shkoni drejt kësaj rrugë, vrasësi është atje.”

Pasi u kthyen, Ashley Kurth, mësuesja përgjegjëse për programin e kuzhinës, e njohur në shkollë si Shefja Kurth, futi turmën në klasën e saj.

“Brenda 30 sekondash klasa u mbush plot me 30 -40 njerëz”. “Nuk kishim drita, një vajze i ra të fikët”, tha David.

David telefonoi babain e tij, një ish agjent të FBI-së i cili i tha atij të qëndronte i qetë. Nxënësit e tjerë morën në telefon prindërit e tyre duke iu thënë se i donin shumë.

Davidi është një student me prirje për gazetari, kështu që filloi intervistimi e njerzve duke përdorur telefonin e tij për t’i regjistruar ata.

“Mendova se, nëse do të vdes, të paktë do lija regjistrimin që të shërbente si jehonë”, tha ai. David u përpoq të ndihmonte të tjerët, klasa kishte dy dyer. Nëse vrasësi do të hynte te njëra, ata do të dilnin nga tjetra. “Të gjithë përfshirë mua, e dinim që e kishim jetën në fije të perit”, tha David.

“Brenda rreth një orë, disa oficerë të policisë shpërthyen derën dhe hynë në klasë. Na thanë që të uleshim dhe të mbanin duart lart”.

Kur ata u lejuan të ngriheshin, ata ikën nga klasa, pastaj filluan të vrapojnë. Duart e tyre ishin ende në ajër.

 “Në këtë kohë ata ende nuk e kishin kapur të dyshuarin. Nuk e dinim këtë gjë. Ne në fakt po vraponin për të shpëtuar jetën tonë”.

Kur David shkoi në një vend të sigurt, takoi babain dhe motrën e tij, një nga shokët e së motrës kishte mbetur i vrarë.

“Ndjeja zemërim, trishtim por mbi të gjitha një ndenjë të fortë xhindosjeje”, tha ai.

“Nuk dua që kjo gjë t’i ndodhë përsëri dikujt tjetër. Fakti që 17 familje i kanë shtëpitë e tyre bosh…”

 “Ata janë fëmijë prindërish. Familjet e tyre u kanë dhënë atyre gjithë dashurinë, gjithçka kishin.Jetët e tyre dhe gjithçka u shua brenda pak minutash nga një copë metalike…”/tvklan.al