Autori i masakrës në Kaliforni që u mori jetën 12 personave dhe plagosi rreth 15 të tjerë është një ish-marins i ushtrisë amerikane. Ai është 28-vjeçari Ian David Long personi që shihni në këtë foto. Trupi i Ian David Long u gjet i pajetë mes viktimave. Besohet se ai vrau veten përpara se të mbërrinte policia.

Sulmi ndodhi natës e së mërkurës, në barin ku rreth 200 studentë ishin mbledhur për të festuar me muzikë Country. Dëshmitarët thanë se sapo hyri në derë, agresori hodhi një bombë tymuese dhe më pas nisi të qëllonte me pistoletë në drejtim të të pranishmëve.

Presidenti Trump shprehu ngushëllime për familjet e viktimave ndërsa lavdëroi reagimin e efektivëve të policisë reaguan në kohë për të shmangur të tjera viktima.

Sipas autoriteteve amerikane, autori David Long ka shërbyer në ushtri deri në vitin 2013. Mësohet se në të fillim të këtij viti ai ka pasur probleme me policinë, por i ka shpëtuar arrestimit pasi rezultoi se gjendja e tij mendore ishte e rënduar.

Tv Klan