Gjykata e Kavajës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 të arrestuarit e vrasjes së 4 korrikut kur nga përplasja e dy grupe u vra një kalimtar i rastit dhe u plagosën 5 të tjerë.

Ardian Dedej, Eraldo Hyka, Qazim Merkaj, Marjus Aliu dhe Agron Kollçaku do të vazhdojnë të qëndrojnë në qeli.

Nga hetimet rezulton se ngjarja ka si motive të dobëta, ku dy vëllezërit Aliu janë konfliktuar me 3 persona e tjerë.

Sipas dëshmive, të rinjtë janë takuar për t’u sqaruar, por për shkak të fyerjeve që i ka drejtuar njeri-tjetrit, takimi degjeneroi në përdorimin e armëve.

Tv Klan