Kjo është makina, e cila dyshohet se u përdor nga autorët në masakrën me 1 të vrarë dhe 3 të plagosur paraditen e kësaj të marte në Rrëshen (Lexo më shumë).

Siç duket më këto pamje që përcjell gazetari Besar Bajraktaraj, automjeti fuoristradë u gjet i shkrumbuar nga policia fshatin Gëziq të Mirditës.


Të paktën dy persona të maskuar dyshohet se morën pjesën në ngjarjen e rëndë që ndodhi rreth orës 10:40. Ata hapën zjarr me breshëri automatiku në drejtim të një lokali në qendër të Rrëshenit, duke vrarë pronarin e biznesit, Martin (Marku) Bardhi, 59 vjeç, dhe duke plagosur 3 persona të tjerë që ndodheshin të ulur me të në tavolinë.

Pas ngjarjes së rëndë dyshohet se fshihen e motivet e hakmarrjes.

Ndërkohë, policia e Shtetit tha se po intensifikon kontrollet në zonën ku u gjet automjeti i djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes. Kontrollet në zonë po bëhen edhe nga nga ajri, me helikopter, nga shërbimet e Repartit Special RENEA.

Zona po kontrollet nga toka, nga dhjetëra shërbime të FNSH-së, të Forcës së Posaçme “Shqiponjat” dhe forcat operacionale. Për kontrollin e zonës së pyllëzuar, shërbimet e Policisë janë duke përdorur edhe 5 dronë.

Ndërkohë vijon kontrolli i imtësishem i personave, në pikat e kontrollit të ngritura nga Policia, në akset rrugore. Grupi hetimor po këqyr pamjet filmike në të gjithë zonën që kanë përshkruar autorët, me automjet, gjatë ardhjes dhe ikjes, pas krimit./tvklan.al