Plot 38 herë ka qëlluar Miklovan Parubi në një lokal në Dajç të Shkodrës, mbrëmjen e datës 3 tetor. Plumbat i morën jetën: Arjet Saiti 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç, ndërsa u plagosën 4 persona të tjerë.

Pa kaluar 24 orë, autori i kësaj ngjarje të rëndë u arrestua, ndërsa iu gjet një armë zjarri automatike, model 56, me një karikator me 25 fishekë.

shkoder 1

Në banesën e 33-vjeçarit policia gjeti 1483 gr kanabis. Përveç arrestimit të Miklovan Parubit në pranga përfundoi edhe Marçel Shpijati, 26 vjeç , pasi dyshohet si bashkëpunëtor në vrasje.

Gjithçka lindi pas një konflikti për një lojë pokeri. Miklovan Parubi, që njihet në zonë me probleme emocionale të pakontrolluara dhe gjendje të rënduar psikologjike shkoi mori armën dhe qëlloi në drejtim të tavolinës ku ishte ulur. /tvklan.al