Dalin detaje të reja për ngjarjen makabër me tetë të vrarë në Resulaj të Selenicës. Burime nga grupi hetimor bënë me dije për ABC News, se pas vrasjes së 8-fishtë, autori Ridvan Zyka ka filmuar me telefonin e tij pasojat tragjike që la pas bresherisë së kallashnikovit dhe videon e rregjistruar ua nisi në rrjete sociale kushërinjve të tij. Autoritetet po e mbajnë Zykajn në ambientet e Policisë së Vlorës dhe pritet që ai të dalë nesër për masë sigurie.

Ndërsa prindërit, vëllai dhe motra e autori të vrasjes së 8 kushërinjve, kanë braktisur shtëpinë në Resulaj të Selenicës. Policia, menjëherë pas ngjarjes, i ka marrë në mbrojtje dhe banorët e tjerë nuk kanë informacion për vendodhjen e tyre.

Frika e hakmarrjes bëri që forcat e policisë të përgatisnin një plan mbrojtje për familjarët e Ridvan Zykës, vrasësi që në pak minuta ekzekutoi tetë persona, midis tyre dhe një fëmijë. Një ditë pasi iu dha lamtumira e fundit 8 viktimave, në fshat njerëzit nuk vazhdojnë jetën normalisht. Ata ende janë në orët e pikëllimit dhe flasin për atë që ka ndodhur.

/abcnews.al