Për herë të parë, Kryeministri Edi Rama ka reaguar 3 ditë pas masakrës së Vlorës ku u vranë 8 vetë. Duke iu përgjigjur replikave me komentuesit në rrjetin e tij social, Kryeministri thotë se ngjarje të tilla të rënda ndodhin në të gjithë botën.

Komentuesi:

Pasqyrë e bukur me 8 të vrarë? Policia duhet të punojë më shumë, me të vërtetë armët i kemi dhuratë nga xhaxhi Sali, por ju duhet të bëni diçka më shumë”.

Replika e Kryeministrit Edi Rama: “

Më fal Albert ti jeton në këtë botë apo jeton në hënë, sepse në këtë botë, ndodhira të tilla ekstreme ndodhin edhe në vendet më të zhvilluara demokratike, e nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë”.

Replika e Ramës me komentuesit është bërë në publikimin e pasqyrës së qeverisjes së kësaj jave, e publikuar pasditen e së dielës në Facebook-un e Kryeministrit.

Tetë persona të fisit Zykaj në fshatin Resulaj në Selenicë të Vlorës, u vranë nga kushëriri i tyre Ritvan Resulaj. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 10 Gushtit. Autori 24-vjeçar u kap nga policia 12 orë pas masakrës. Ai u tha hetuesve se kushërinjtë e tij të parë e kishin akuzuar për vjedhjen e pulave, prandaj dhe i vrau. 

/tvklan.al