Shkodër-Policia e Shkodrës i ka kërkuar ndihmë qytetarëve, për ta arrestuar 33-vjeçarin Miklovan Parubi, i cili është autor i dyshuar i vrasjes së dy personave si dhe plagosjen e 4 të tjerëve, në një lokal tek kryqëzimi i Dajçit.

Në një njoftim zyrtar theksohet se ai që jep informacion, ku fshihet i riu, ka një shpërblim prej 500.000 lekë, duke siguruar anonimatin.

Për çdo të dhënë mund të kontaktoni në çdo kohë në numrat e telefonit 069 41 01 985 dhe 069 41 02 060, por dhe në numrin 129

”, theksohet në njoftimin e policisë.

lokali shkoder 2

Në foto: Lokali ku ndodhi krimi

Ndërkohë kërkimet për Miklovan Parubin janë në vazhdim. Në terren kanë zbarkuar edhe RENEA si dhe FNSH.

lokali shkoder

Në foto: Lokali ku ndodhi krimi

Kërkimet janë shtrirë në zonën e nën-Shkodrës. Miklovan Parubi njihet në zonë si përdorues i lëndëve narkotike dhe probleme emocionale të pakontrolluara./tvklan.al