Masakrohen qindra balena, shumë prej të tyre shtatzena. Ky është bilanci tragjik i sezonit të fundit të gjuetisë japoneze në zonën antarktike. Denoncimi mbërrin nga Whaling Comission, që thekson se 333 eksemplarë janë vrarë, nga te cilat 122 ishin shtatzëna, 114 të tjerë ishin ende këlyshë të një specie më të vogël që popullon ujërat e Polit të Jugut.

Është pikërisht aty ku çdo vit shënohet gjuetia e egër edhe me eksploziv, duke vrarë të gjitha gjallesat dhe duke përgjakur ujërat.

Autoritetet japoneze e argumentojnë këtë gjueti me qëllimin e studimit për katalogimin e kafshëve gjigande detare që notojnë në zonën mes Australisë dhe Antarktikës. Por ndërkohë, mishi i balenave vijon të shitet në tregjet dhe restorantet japoneze.

Klan Plus