2511 persona janë gjobitur gjatë fundjavës në të gjithë vendin në kuadër të masave anti-Covid. Nga këta, 2488 prej tyre për mosvendosjen e maskës mbrojtëse. 

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me gjobë edhe 304 persona që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve në fundjavë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 4 subjekte të ndryshme që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë. 

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 19 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.  /tvklan.al