Masat anticovid, Komiteti mblidhet këtë javë



Masat anticovid, Komiteti mblidhet këtë javë

15:39 29/11/2021

Pritet të diskutohet situata pas variantit të ri “Omicron”

Europa është vënë në alarm dhe po rrit masat kufizuese prej ditësh si pasojë e variantit të ri Omicron që ka nisur të qarkullojë.

Burime për televizonin Klan bëjnë me dije se përgjatë kësaj jave pritet që edhe në Shqipëri të mblidhet Komitetit Teknik i Ekspertëve anticovid.

Ekspertët pritet të diskutojnë në lidhje me planin e masave që duhen zbatuar për të parandaluar një valë të re infektimesh ndikuar edhe Omicron.

Rastet me Omicron janë sporadike në Europë, ndërsa Shqipëria ende nuk ka evidentuar asnjë të infektuar me variantin e ri me origjinë nga Afrika.

Tv Klan








Të ngjashme