Në prag të sfides Shqiperi-Andorra që luhet këtë të hënë në orën 20:45 në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë, Policia e Shtetit ka publikuar edhe planin e masave për mbarëvajtjen e ndeshjes.

Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit mes 2 ekipeve nga ora 15:00 e së hënës deri në përfundim të ndeshjes, do ketë kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

Me konkretisht këto janë akset rrugore që do të bllokohen duke nisur nga:

* Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Presidencës drejt sheshit “Nënë Tereza”; Rruga “Papa Gjon Pali II”; Rrugët “Dervish Hima” dhe “Asim Zeneli” pranë ambasadës së SHBA-së;  ⁠Rruga “Themistokli Germenji”; Rruga “Gjergj Filipi”; Rruga “ Lekë Dukagjini”, nga  ish-Garda e Republikës deri te stadiumi; ⁠Rruga “Faik Konica” dhe ⁠Rruga “Skerdilajd Llagami”.

Masat e Policisë gjithashtu konsistojnë në eskortimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të Andorrës, nga aeroporti i Rinasit, për në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas.

Për të parandaluar futjen e sendeve të kundraligjshme në stadium si lëndë piroteknike, flakadanë dhe sende të tjera shërbimet e Policisë do te kryejnë kontrolle të hollësishme në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, para se të futen tifozët.

Klan News