Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Në të gjitha kryqëzimet që të çojnë tek sheshi “Skënderbej”, duke filluar nga ora 16 e ditës së sotme, policia rrugore, nuk do të lejojë hyrjen e automjeteve. Këto kryqëzime janë, kryqëzimi i Estradës së Shtetit, i Muzeut Kombëtar, tek PS, tek kryqëzimi i Ministrisë së Rendit me Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe kryqëzimet tek sheshi “Sulejman Pasha” dhe tek INSIG-u.

90 efektivët e policisë rrugore, do të jenë në shërbim të qytetarëve këtë natë, jo vetëm në sheshin “Skënderbej”, por edhe në periferi të Tiranës. Gjithashtu edhe forcat e tjera të Ministrisë së Rendit Publik, do të jenë të mobilizuara këtë natë, për të siguruar rendin dhe qetësinë në kryeqytetin shqiptar./tvklan.al