Policia e Shtetit ka shtuar kontrollet dhe gjobat për ata që shkelin masat kundër Covid-19, të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve. Autoritetet njoftojnë se në të gjithë vendin, grupe të policisë dhe të tast-forcës kundër Covid vijojnë punën.

Sot në Durrës është evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 5 milionë Lekë të rinj, A. D. përfaqësues i një shoqate pasi ka organizuar një aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Ndërkohë në Divjakë janë ndëshkuar me gjobë 1 milion Lekë të rinj, administratorët e dy lokaleve që lejuan zhvillimin e aktiviteteve politike në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave parandaluese për përhapjen e COVID-19.

Policia sqaron se dy administratorët kanë organizuar dhe zhvilluar aktivitete duke krijuar grumbullime personash, në ambientet e dy lokaleve në Divjakë dhe në Çermë-Sektor.

Të ndëshkuar janë  E. M., dhe Sh. A., të cilët do duhet të paguajnë nga 1 milion Lekë të rinj secili. Ndërkohë policia vijon kontrollet në rrugë dhe për mbajtjen e maskave, ku janë ndëshkuar mbi 1 mijë qytetarë./tvklan.al