Masat e reja të qeverisë për situatën me koronavirusin

Masat e reja të qeverisë për situatën me koronavirusin

17:06 11/03/2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një konference për shtyp deklaroi se është rritur ndërgjegjësimi i disa qytetarëve pas masave të marra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Megjithatë sipas saj një pjesë e konsiderueshme njerëzish vazhdojnë të jenë të papërgjegjshëm.

Ajo tha se “nuk është koha për të sfiduar armikun me papërgjegjshmëri”, por për të treguar kujdes maksimal në mënyrë që të mos kemi pasoja. Ministrja deklaroi se prioriteti i qeverisë për shëndetin e qytetarëve është në maksimum.

Prandaj ajo bëri të ditur të gjitha masat e reja që ka marrë për të përballuar situatën ndaj koronavirusit.  

Siç edhe kryeministri njoftoi më herët është vendosur mbyllja deri në një njoftim të dytë të të gjitha bareve, lokaleve dhe restoranteve në Tiranë dhe Durrës fillimisht. Është vendosur caktimi i një gjobe në masën 5 mijë euro për qytetarët që vijnë nga zonat e prekura dhe nuk zbatojnë urdhrat për vetëkarantinimin.

Baret, lokalet dhe restorantet që nuk zbatojnë vendimin për t’u mbyllur do të gjobiten deri në 20 milionë lekë. Gjithashtu, bizneset janë të detyruar të vendosin një distancë mes punonjësve. Ministrja ka kërkuar reduktim të stafeve të call center-rave.

Ndër të tjera, ministrja theksoi se komunikimet e ardhshme do të kryhen virtualisht, për të mos rrezikuar shëndetin e asnjërit, duke përfshirë gazetarët dhe kameramanët./tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi