Tomini: Shkak rritja e nivelit te pozitivitetit nga COVID

Kjo ishte pamja në zonën e ish-bllokut në kryeqytet mesditën e së premtes. Distanca fizike nuk respektohet edhe pse kjo është konsideruar si zonë me rrezik të lartë të përhapjes së COVID-19.

Në një intervistë për Tv Klan, anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve për COVID-19, Eugena Tomini shpjegon se përse po mendohet mbyllja e bareve në këtë zonë pas orës 22:00.

Shtimi i pozitivitetit, numri i rritur i pacienteve në spitale dhe rastet e rënda të hospitalizuara dhe raste vdekjesh, dhe me këtë nivel pozitiviteti dhe transmetueshmërie komunitare bëri që Komiteti Teknik të vlerësoje për masat e tjera. Po vëzhgojmë elementet ku kemi grumbullime masive, rini ku grumbullohen më shumë që edhe pse e kalojnë lehtë janë transmetues të gjeneratave”.

Por ish-blloku nuk është e vetmja ku masat nuk respektohen. Kjo është një tjetër lagje e kryeqytetit. Sipas Eugena Tominit, nuk përjashtohet shtrirja e masave kufizuese edhe në pjesë të tjera të Tiranës  për të mos shkuar në karantinë totale apo edhe gjeografike edhe pse masë nuk përjashtohet.

Rikthimi karantinës gjeografike apo totale…po vlerësohen të gjitha opsionet me mbyllje oraresh. Do jetë opsioni i fundit që do ndërmerret”.

Ndërkohë përhapja e koronavirusit po bëhët nga çdo grupmoshë, më pak nga ajo 5-14 vjeç.

Shpërndarje në të gjitha grupmoshat, por kemi një pozitivitet që shkon nga 25% -30% tek grupmosha aktive. Pozitivet te të lartë mbi 50 vjeç. Dhe shenja klinike të rënda mbi 70 vjeç

Pas vendimit të komitetit të ekspertëve për COVID-19 për të mos rikthyer studentët në auditore, por mësimi të zhvillohet online, burime për Tv Klan bën me dije se përveç kufizimit të orarit të aktivitetit pas orës 22:00, një tjetër opsion mbetet edhe kufizimi i aktivitetit të bareve pas orës 20:00.

Tv Klan