Komiteti Teknik i Ekspertëve si rezultat i rritjes së rasteve të reja të infektuar me Covid-19 mori masa kufizuese, ku ndalohet lëvizja për fashën orare 22:00-06:00, si dhe ndalimi i aktiviteteve për baret dhe restorantet gjatë kësaj periudhe kohore.

Të pyetur për Klan Plus, qytetarët shprehen se ishte një vendim i duhur. Ata thonë se masat duhet të jenë më të rrepta, si dhe kufizimi i orarit të bëhet akoma më herët.

Masat antiCovid-19 do të hyjnë në fuqi nga data 11 Nëntor dhe do të vijojnë për tre javë, në varësi të situatës epidemiologjike.

Klan Plus