163 raste të reja, 230 të shëruar, 8 viktima

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë thonë se pas zgjedhjeve të 15 Korrikut nuk do të ndjekin shembullin e Serbisë dhe nuk do të vendosin masa shtrënguese dhe kufizimin e lëvizjes.

“Masa shtrënguese vendosen kur do të vlerësohet se ka rrezik për sistemin shëndetësor. Për masa të këtilla vendosin profesionistët, por nuk ka paralajmërime se nevojiten masa shtesë. Zgjedhjet nuk janë faktor gjatë vendimeve për masat”.

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka rekomanduar që qytetarët e Kosovës, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi gjatë hyrjes në vendin tonë të dorëzojnë testin PCR. Ky rekomandim do të shqyrtohet nga qeveria.

“Po. Kemi një propozim të këtillë nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse. Do ta shqyrtojmë urgjentisht dhe në bazë të kësaj do të marrim vendimin”.

Në Maqedoninë e Veriut sërish rritet numri i të prekurve me Covid-19. Shënohen 163 raste të reja, por të shëruar evidentohen 230 pacientë. Numri i viktimave shkon në 359, pasi gjatë ditës së sotme shënohen edhe 8 persona që kanë humbur betejën me Covid-19.

Tv Klan