Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë ka njoftuar sot se autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar pika kufitare e Kapshticës do të vijojë të qëndrojë e mbyllur deri në 19 Prill.

Sipas policisë, deri në këtë datë dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Pika kufitare e Kapshticës prej disa muajsh qëndron e mbyllur për shkak të masave të marra kundër Covid-19./tvklan.al