Masat kundër zjarrit në shkolla/ Zjarrfikësit fushatë sensibilizimi

Masat kundër zjarrit në shkolla/ Zjarrfikësit fushatë sensibilizimi

12:58 29/11/2017

Risku për situata zjarresh në ambiente të mbyllura rritet me uljen e temperaturave për shkak të përdorimit të mjeteve ngrohëse. Shërbimi zjarrfikës i kryeqytetit ka nisur një fushatë sensibilizuese në shkolla për masat mbrojtëse dhe parandaluese ndaj zjarreve.

Në shkollën “Isa Boletini “ në Kodër Kamëz u zhvillua një mësim tregues për 1026 nxënës dhe 32 mësues, për kërkim , shpëtim dhe evakuim  në raste zjarri brenda ambienteve mësimore.

“Duhet të bëjnë kujdes me bombolat e gazit, me pajisjet ngrohëse. Duhet të kenë kujdes për ajrimin e tyre që të funksionojnë oxhaqet, sepse na ka ndodhur që të ketë asfiksime prej dioksidit të karbonit sepse çlirohet nga pajiset që përdorën”.

11 Ditë më parë  60 nxënës të shkollës  shfaqen problem asfiksie dhe u trajtuan në spital  pas tymit të shkaktuar si pasojë e problem të shfaqura nga ndezja e kaldajës qendrore.

Burimi :Klan Plus

Gazetar: Spartak Koka
Të ngjashme
Kolegji Profesional
AKSHI