Operatorët turistikë thonë se qeveria e Kurtit nuk u konsultua për vendosjen e rregullave të reja

Të gabuara i vlerësojnë operatorët turistikë në Kosovë masat e reja antiCovid.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit Hysen Sogojeva thotë se turistët po e braktisin vendin dhe zgjedhin zona të tjera të rajonit.

Pengesa më e madhe është kërkesa për tri doza vaksine në kufi.

Sogojeva thotë se qeveria Kurti nuk u konsultua për vendosjen e rregullave të reja.

Nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, Sogojova nuk përjashton as mundësinë që të paditet qeveria e Kosovës.

Klan News