Suedia është ndoshta i vetmi vend në Europë që ka pasur një sjellje të çuditshme lidhur me masat ndaj koronavirusit COVID-19.

Ndryshe nga shtetet e tjera ku janë marrë masa të ashpra, në Suedi nuk u mbyllën lokalet, restorantet, dyqanet, madje as shkollat. Në mungesë të këtyre masave, qeveria kishte këshilluar që qytetarët të respektojnë distancimin social.

Ndërsa tani Kryeministri suedez Stefan Lofven ka pranuar se vendi nuk ishte përgatitur aq sa duhet për të luftuar pandeminë. Për televizionin suedez SVT, Kryeministri tha se restorantet ku nuk respektohet distancimi social, do të mbyllen.

Deri tani në Suedi kanë humbur jetën 870 persona si pasojë e koronavirusit COVID-19, shumë më tepër se shtet fqinje Danimarka ku ka 247 viktima dhe Norvegjia me 113 të vdekur. /tvklan.al