109 drejtues dhe 85 kalimtarë penalizohen nga policia

85 persona që dolën nga banesa pas vendosjes së shtetrrethimit janë ndëshkuar me 10 mijë lekë nga policia. Gjithashtu janë evidentuar edhe shoferë që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit dhe janë ndëshkuar me heqje të patentës për 3 vjet dhe bllokim të automjetit.

Sakaq janë vënë në pranga edhe dy qytetarë, njëri në Tiranë që u kap jashtë orarit më një sasi kanabisi me vetë dhe një shofer në Berat që lëvizte me makinë në gjendje të dehur.

Po kështu janë gjobitur me 1 milion lekë gjobë edhe 15 administratorë lokalesh që ushtruan aktivitetin në kundërshti me ligjin.

Tv Klan