Veliaj paralajmëron gjoba për bizneset që rrisin çmimet

“Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Bashkia e Tiranës ka vendosur që në të 5 qendrat e saj komunitare personat në nevojë nuk do të marrin më shërbim këtu, por në banesë, çka do të thotë nga data 10, ushqimi apo dhe medikamentet e nevojshme do t’ju dërgohen në shtëpi”

Krahas dezinfektimit të shkollave, kopshteve dhe çerdheve, Bashkia e Tiranës ka nisur edhe dezinfektimin e rrugëve dhe autobuzëve të transportit urban është një tjetër proces që sapo ka nisur, por kryebashkiaku apelon që të përdoren sa më pak.

“Kemi filluar të marrim disa masa sa i takon edhe transportit publik. Po dezinfektojmë rrugët dhe autobusët, megjithatë më lejoni të sqaroj diçka: Njeriun nuk e infekton as rruga, as autobusi, por njeriu infekton njeriun. Këshilla që dha sot kryeministri për higjienë personale është ABC-ja e rezistencës ndaj kësaj sfide që na ka ardhur në Tiranë. Ne po bëjmë dezinfektimin e rrugëve, e autobusëve, po një këshillë që vlen për të gjithë është ose të ecim, ose të përdorim biçikletën”, tha Veliaj.

Bashkia do të nisë një inspektim në supermarkete, për të parandaluar spekulimet.

“Do jeni të pamëshirshëm me gjoba dhe procedim penal për këdo pronar biznesesh, supermarkete dyqane ushqimore që abuzojnë me çmimet. Nuk do tolerojmë më një qytet hienash, rrëzohemi bashkë, por bashkë do ngrihemi”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku lajmëroi edhe anulimin e të gjitha grumbullimeve masive, kulturore, sportive, tubime, koncerte, aktivitete, dëgjesa publike deri në datën 3 Prill. Kjo përfshin gjithë aktivitetet e Ditës së Verës dhe aktivitetet e 100-vjetorit të Tiranës Kryeqytet.

Tv Klan