“Nuk ka krijuar ende fondin e emergjencës”

Ende nuk ka ndonjë vlerësim përfundimtar të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Kosovë. Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë u zotua se do t’i përkrahë komunat e prekura nga vërshimet. Ai kërkoi edhe hetim për veprimet e jashtëligjshme në dëm të ekosistemit.

“Krahas vlerësimit të dëmeve duhet të bëjmë edhe rivlerësim të sjelljes sonë karshi mjedisit dhe natyrës”, tha Kurti.

Opozita konsideron se Qeveria po vonohet në krijimin e një fondi emergjent të cilën e kishte kërkuar Asociacioni i Komunave.

“Duhet me i ndihmuar sa më shpejt këtyre komunave dhe nivelit qendror ashtu siç po bëjnë dhe komuna të tjera në baza vullnetare, ashtu siç po bën dhe komuniteti, sepse vetëm Komuna ta zemë e Skënderajt i ka kapacitetet tërësisht të limituara”, tha Ardian Kastrati, deputet i PDK-së.

“Këto nuk janë probleme që nuk zgjidhen, mirëpo duhet me çliruar rrugë, me çel kanale, me vepruar në këtë aspekt”, tha Bekë Berisha, deputet i AAK-së.

Ditë më parë nga të reshurat ka pasur vërshime të mëdha në Kosovë ndërsa më të prekurat ishin komuna e Skenderajt, Klinës, Mitrovicës, Podujevës dhe Istogut.

Tv Klan