Filipçe: Situata po shkon drejt stabilizimit

Të paktën edhe një javë të zgjasë ora policore dhe dyert e mbyllura për mysafirë në restoranet dhe kafeteritë në Maqedoninë e Veriut, propozon Komisioni për Sëmundje Ngjitëse. Kjo, siç thuhet, me qëllim që të ruhet trendi në ulje i numrit të të infektuarve të rinj me koronavirusin.

Një pjesë e anëtarëve të Komisionit, siç zbulon Tv Klan Maqedoni, angazhohen që restriksionet që janë në fuqi të vlejnë edhe më gjatë, të paktën në dy javët në vazhdim, por për momentin veprohet me kujdes, siç thonë, për shkak të pasojave të dukshme në ekonomi dhe pasojat e mundshme politike.

Dilema është a duhet të kufizohet lëvizja e qytetarëve gjatë festës krishtere të Pashkëve që këtë vit përkon me festën e 1 Majit, si dhe gjatë gjysmës së dytë të muajit të shenjtë të Ramazanit për besimtarët myslimanë. 

Klan Macedonia