18 komuna me rrezik të lartë

Në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese kundër covid. Ministria e Shëndetësisë ka bërë kategorizimin e të gjitha komunave të vendit në tre grupe të ndryshme, kjo në varësi të gjendjes që ka përhapja e virusit në 7 ditët e fundit për çdo 100 mijë banorë.

Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë, me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës dhe në të bëjnë pjesë 18 komuna, përfshirë edhe Prishtinën.

Në komunat që gjenden në zonën e kuqe, mbyllet çdo aktivitet ekonomik dhe vendoset kufizim i plotë i lëvizjes së qytetarëve nga ora 19:00 deri në orë 05:00 të mëngjesit.

Në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm, që kanë prej 76 deri në 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës dhe në të përfshihen 14 komuna të tjera. Në komunat që bëjnë pjesë në zonën e verdhë operatorët ekonomikë lejohen të punojnë nga ora 05:00 e mengjesit deri në orën 18:00, ndërsa shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë pas këtij orari me shërbimin “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”.

Në zonën e gjelbër bëjnë pjesë 6 komuna të cilat kanë një rrezik të ulët ose në javën e fundit nuk kanë patur më shumë se 75 të infektuar në 100.000 banorë. Në këto komuna operatorët ekonomikë do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 e mengjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes, ndërsa transporti publik në këto komuna do të lejohet të punojë deri në 50 për qind të kapaciteteve.

Zona e Kuqe

Prishtina

Fushë-Kosova

Gjilani

Obiliqi

Gjakova

Shtimja

Podujeva

Peja

Ferizaj

Mitrovica e Jugut

Vushtrria

Lipjani

Vitia

Zveçani

Leposaviqi

Zubin Potoku

Mitrovica e Veriut

Kamenica

Zona e Verdhë

Prizreni

Klina

Deçani

Drenasi

Malishevë

Suhareka

Novobërda

Graçanica

Ranillugu

Parteshi

Kaçaniku

Kllokoti

Rahoveci

Skenderaj

Zona Jeshile

Mamusha

Dragashi

Shtërpca

Juniku

Istogu

Hani i Elezit

Tv Klan