Vepronin në tre qytete, prokuroria e Elbasanit lëshon 7 urdhër-arreste
Rreth 3 milionë Euro është dëmi i shkaktuar shtetit nga një grup personash që krijuan një skemë fiktive të mashtrimit përmes tatimit mbi vlerën e shtuar. Aktiviteti i tyre ishte i shtrirë në tre qytete Elbasan, Durrës dhe Tiranë. Me urdhër të prokurorisë së Elbasanit, e cila hetoi me metoda speciale për 6 muaj me radhë, përfshirë përgjimin e personave të dyshuar, u firmosën 7 urdhër arreste.
Një pjesë e urdhër-arresteve janë ekzekutuar nga ana e policisë. Bëhet fjalë për Adnand (Andrevv) Progrin, Nezir Beqirin, Erion Satkën, Sajmir Xhafën, Julian Kalon, të pestë banues në Tiranë, Teidi Doraci, banues në Durrës dhe një shtetas italian, Aldo Mazzarela.
Të angazhuar për ekzekutimin e urdhër në arresteve kanë qenë kryesisht Policia e Tiranës dhe ajo e Durrësit, për shkak të vendbanimeve të personave në kërkim. Personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal, sipas burimeve mësohet se pasi gjenin biznese të ndryshme, një pjesë të së cilëve i krijonin në mënyrë fiktive, kryenin prerje të faturave duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm shtetit nga për përfitimet e rimburësimit. Personat e përfshirë në skemën mashtruese akuzohen për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Burime të prokurorisë thonë se ka dyshime edhe për persona të tjerë të përfshirë, të cilët po verifikohen. Dëshmitë e personave të arrestuar pritet të ndihmojnë hetuesit për të zbardhur në detaje skemën dhe personat e përfshirë.
URDHËR-ARRESTET E LËSHUARA
-Adnand (Andreë) Progri
-Nezir Beqiri
-Erion Satka
-Sajmir Xhafa
-Julian Kalo
-Teidi Doraci
-Aldo Mazzarela
Klan News