Në pjesën e parë, emisioni “Stop” trajtoi rastin e Artan Matisë. Ai është mbifaturuar nga OSHEE. Pas Kujdesit të Klientit, gazetarja u kthye sërish në zyrën e drejtorit, por nga një hyrje tjetër, pasi drejtori e kishte mbyllur derën.

Ky i fundit nuk di të japë shpjegime as për mbifaturimin dhe as për faturimin afrofe, që i është bërë Artanit në Shtator të këtij viti.

Gazetarja: Të lutem do të kalojmë pak këtej!

Gazetarja: Pse e mbylle derën? Unë mendoj, që flas me njerëz të edukuar, të qytetëruar, të shkolluar. Mendoj, që flas në rang drejtuesish. Unë të them më prit pak dhe ti mbyll derën?!

Përgjegjësi OSHEE, Vau i Dejës: Këtu jam në zyrë, ku jam unë? Ça problemi ka zotëria?

Gazetarja: Në Mars të 2018-ës i është bërë mbifaturim dhe e ke në sistem 2 milionë lekë, më pas e gjithë periudha ka vazhduar mbifaturime, mbifaturime dhe teksa ju thoni, që lexuesi shkon e lexon sahatet, në fakt në Shtator të 2020-ës është bërë një lexim 30 mijë Kw. Foto në sistem me vetëm 14 mijë Kw total. Më jep një shpjegim të lutem?

Përgjegjësi OSHEE, Vau i Dejës: Atëherë lexuesi i zonës, që bëjnë leximet, bashkë në terren, kemi një grup pune dhe është një aparaturë PDA, që përdor lexuesi i zonës dhe ngarkohet me përgjegjësi me lexuar zonën.

Gazetarja: Në sistem ke foto sahati me 14 mijë kw, ndërkohë në shifra, ke 30 mijë kë.

Përgjegjësi OSHEE, Vau i Dejës: Është bërë ankesa për mbifaturim nga zotëria.

Gazetarja: Kur do të marrë zgjidhje? Kur? Kujt ia keni çuar ankesën?

Përgjegjësi OSHEE, Vau i Dejës: Ankesën e kemi hedhur në sistem. E ka parë zotëria, që është në sistem dhe do trajtohet.

Gazetarja: Sa do të zgjasë trajtimi?

Përgjegjësi OSHEE, Vau i Dejës: Kjo është një procedurë, që ka kohën e vet për zgjatjen.

Gazetarja: Sa? Sa? Sa?

Përgjegjësi OSHEE, Vau i Dejës: Ky ka bërë 2-3 herë ankesa. Nuk e kemi me ditë, moj zonjë.

Gazetarja: 2 vjet, edhe 2 vjet të tjera?

Përgjegjësi OSHEE, Vau i Dejës: Se kemi me 2 vjet, zotëria ka bërë një ankesë dhe ne ju kemi bërë verifikimet në terren.

Gazetarja: Pse në Shtator të 2020-ës keni bërë faturim afrofe?

Përgjegjësi OSHEE, Vau i Dejës: Si afrofe? Është me matje, e ke gabim. Me matje.

Gazetarja: Si me matje? Ke 30 mijë Kë të shënuar në faturën e shtatorit të 2020-ës.

Përgjegjësi OSHEE, Vau i Dejës: Zonjë a e ka matësin në mur? Po të dëgjoj.

Gazetarja: Po më dëgjon, më kthe një përgjigje! Më thua shihen sahatet, lexohen çdo muaj dhe në fakt nuk ka ndodhur kështu.

Përgjegjësi OSHEE, Vau i Dejës: Po për çdo muaj shihen sahatet.

Gazetarja: Nga Marsi i 2018-ës, zotëria ka patur vetëm mbifaturime.

Përgjegjësi OSHEE, Vau i Dejës: Nga marsi i 2018-ës zotëria, nëse ka patur mbifaturime, e ka bërë një ankesë dhe ne kemi sjellë ankesën.

Gazetarja: Afati është 45 ditë , për 2 vite sa ditë kanë kaluar?

Përgjegjësi OSHEE, Vau i Dejës: E pe te “Kujdesi ndaj Klientit”?

Gazetarja: Po!

Përgjegjësi OSHEE, Vau i Dejës: Ajo është përgjegjësi, që “Kujdesi” bën ankesën dhe ne e zgjidhim.

I vënë përballë përgjegjësisë, drejtori kërkon të largohet për punë në zyrat qendrore, por pasi bën xhiro nëpër Shkodër, ai përfundon duke u fshehur në magazinën e OSHEE-së, me pretendimin, se çoi materiale pune atje.

Gazetarja: Okej! Sistemojeni pra faturën e zotërisë, meqenëse keni bërë verifikimet!

(Gazetarja e merr në telefon)

Përgjegjësi OSHEE, Vau i Dejës: Po! Po! Jam në zyrë me këta të Stop-it. Okej! Okej! Po! Tash unë po lëviz për në zonë.

Gazetarja: Ku po shkon?

Përgjegjësi OSHEE, Vau i Dejës: Në zonë!

Gazetarja: Hajde shkojmë bashkë!

Përgjegjësi OSHEE, Vau i Dejës: Unë jam për në zyrë qendrore!

(Gazetarja e ndjek, por vetëm në zyrën qendrore nuk shkoi…)

Përgjegjësi OSHEE, Vau i Dejës: Po hedh materialet zonjë!

(Gazetarja e merr në telefon)

Përgjegjësi OSHEE, Vau i Dejës: Alo!

Gazetarja: Përshëndetje

Përgjegjësi OSHEE, Vau i Dejës: Po përshëndetje!

Gazetarja: Gazetarja jam drejtor që jam pas jush dhe që ju patët aq burrni sa gënjyet, më thatë po shkoni në drejtori, por në fakt po më bëni xhiro nëpër Shkodër dhe tani po kthehemi sërish në Vaun e Dejës.

Përgjegjësi OSHEE, Vau i Dejës: E ke shumë gabim, ne dorëzojmë bazë materiale në magazinë.

Gazetarja:  Nuk kishit bazë materiale, por ju komplimentoj se siç më gënjyet mua, gënjeni të gjithë abonentët… (Drejtori mbyll telefonin)

Por emisioni “Stop” e solli problematikën në drejtorinë qendrore të OSHEE-së në Tiranë, ku na konfirmuan, se kemi të bëjmë me keqfaturim, ndaj zoti Matia u çlirua nga faturimi i tepërt dhe debia.

“Në radhë të parë, faleminderit shumë prej jush se po mos të ishte emisioni “Stop” nuk do të jepte kush zgjidhje. Jam shumë falënderues dhe mirënjohës ndaj jush”, tha Matia./tvklan.al