Luli Makashi e akuzuar për ngritjen e skemës  së mashtrimit me vizat kanadeze në Tiranë, është lënë në burg nga gjykata. Ndërkohë që për vajzën e saj, Adeila Makashi është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje. Dy të ndaluarat janë mbrojtur para togave të zeza me argumentin se problemi me refuzimin e vizave vinte nga Kanadaja dhe jo agjencia që ato kishin ngritur.

Për këtë arsye nënë e bijë kanë udhëtuar drejt këtij vendi për të zgjidhur këtë problem. Por sapo kanë mbërritur në Montreal ato janë kthyer nga autoritet e këtij vendi duke ia dorëzuar Interpol Romës. Nga ky qytet ato janë sjellë në Rinas.

Për të nëjtën akuzë në burg u la dhe bashkëpunëtori i Luli Makashit, Klevis Rreshka. Sipas Prokurorisë, Rreshka kishte pranuar blerjen e agjencisë sëbashku me borxhet, por edhe kjo dyshohet si një skemë mashtrimi. 26 persona kallëzuan Makashin në prokurori pasi kishin paguar deri në 20 mijë dollarë për të siguruar  një vizë kanadeze.

Tv Klan